Çmimet e konsumit shkuan në 4,5% vjetore dhe 0,5% mujore

11 shtator 2025 | 12:13

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin gusht 2025, viti bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5% në muajin gusht 2025, krahasuar me muajin gusht 2024.

Inflacioni mujor ishte 0,5% në muajin gusht 2025.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 % në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%), pushime të organizuara (17,1%), kafja, çaji dhe kakao (16,7%), pemët (16,6%), mishi (12,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (10,7%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%), qumështi, djathi dhe vezët (8,2%), shërbimet ambulantore (7,3%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,3%), pijet alkoolike (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%), shërbimet financiare (5,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), kujdesi personal (4,6%), peshqit (4,1%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,9%), prodhimet ushqimore (3,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%), duhani (3,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,3%), gjërat personale (3,1%), këpucë (3,1%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,1%), veshje (2,1%), transporti rrugor i pasagjerëve (2,0%) dhe mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve (-7,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-4,1%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (3,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,5 % në muajin gusht 2025 krahasuar me muajin korrik 2025.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (15,4%), qumështi, djathi dhe vezët (2,4%), perimet (1,2%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…