Çmimet e prodhimeve blegtorale shënuan rritje  për 3.95%

08 nëntor 2019 | 14:37

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e tretë (TM3 2019) ( 2015 =100).

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100,  sipas metodologjisë së Eurostat-it.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2019, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 3.95%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (- 2.15%). “Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 0.28%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

“Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, kështu thuhet në njoftimin e ASK-së.

 

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për…