Çmimet e prodhimit patën ngritje në vitin 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt (TM4) 2025.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë (IÇP) pati një ngritje prej 0,1 % ndërmjet TM4 2025 dhe TM3 2025. Kurse, krahasuar TM4 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024) çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 5,4 %.
Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 0,1 % ndërmjet TM4 2025 dhe TM3 2025.
Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (3,2 %); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2,3 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2,1 %); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (1,1 %); xeherorët dhe guroret e tjera (0,8 %); prodhimi i pijeve (0,4 %); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0,2 %); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0,2 %); prodhimi i tekstilit (0,2 %); nxjerrja e xehes së metalit (0,1 %); prodhimi i veshjeve (0,1 %); prodhimi i produkteve kimike (0,1 %).
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i metaleve (-3,7 %); veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave (-1,2 %); prodhimi tjetër p.k.t. (-1,1 %); prodhimi i mobilieve (-0,3 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0,3 %); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (0,7 %).
Tremujori i katërt 2025 – tremujori i katërt 2024 (5,4 %)
Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,4 % ndërmjet TM4 2025 dhe TM4 2024.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (20,9 %); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (9,0 %); prodhimi i veshjeve (8,6 %); përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike (8,1 %); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (7,6 %); prodhimi tjetër p.k.t. (6,4 %); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (6,2 %); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (5,9 %); prodhimi i pajisjeve elektrike (5,0 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (3,7 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (3,2 %); prodhimi i tekstilit (1,4 %); përpunimi i produkteve ushqimore (2,2 %); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1,7 %); nxjerrja e xehes së metalit (0,7 %); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0,6 %); prodhimi i produkteve kimike (0,2 %).
Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i metaleve (-11,6 %); veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve (-4,4 %); prodhimi i mobilieve (-0,8 %); prodhimi i pijeve (-0,7 %); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-0,4 %); dhe xeherorët dhe guroret tjera (-0,1 %).



