Çmimet e prodhimit u rritën për 5.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar

26 nëntor 2025 | 12:50

Çmimet e prodhimit në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë më të larta për 5.5 për qind,  në tremujorin e tretë të këtij vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoj.

Po ashtu, sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij vitit, në tremujorin e tretë, indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 1.3 për qind.

Në njoftimin e ASK-së janë përmendur edhe çmimet të cilat janë rritur krahasuar me tremujorin e tretë të vitit që shkoj.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01 për qind, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8 për qind, prodhimi i tekstilit 14.2 për qind, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1 për qind, prodhimi i veshjeve 7.9 për qind, prodhimi i mobilieve 7.8 për qind, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (produkte ose aktivitete prodhuese që nuk hyjnë në ndonjë kategori të veçantë të klasifikimit v.j.) 5.1 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9 për qind, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4 për qind, prodhimi i produkteve kimike 0.1 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.

Ngritja është thënë se është neutralizua nga ulja e çmimeve te: “prodhimi tjetër p.k.t. -15.9 për qind, prodhimi i metaleve -10.4 për qind, xeherorët dhe guroret tjera -6.0 për qind, nxjerrja e xehes së metalit -2.5 për qind, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7 për qind, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5 për qind, prodhimi i pijeve -0.8 për qind”.

Gjithashtu janë paraqitur edhe të dhënat krahasuar me tremujorin e dytë.

“Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. 4.7 për qind, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9 për qind, prodhimi i mobilieve 2.7 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9 për qind, prodhimi i metaleve 1.3 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2 për qind, nxjerrja e xehes së metalit 0.1 për qind”,  ka njoftuar ASK-ja.

Më tutje është thënë se ngritja është neutralizuar nga rënia e çmimeve te: “prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove -2.9 për qind), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.7 për qind, prodhimi i tekstilit -1.0 për qind, xeherorët dhe guroret tjera -0.8 për qind, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave -0.8 për qind, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -0.4 për qind, prodhimi i pijeve -0.1 për qind, prodhimi i produkteve kimike -0.1 për qind, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -0.1 për qind”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 26.11.2025* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…