Çmimet nga UP-ja për Kurtin e Osmanin, Krasniqi: Ky ‘binom’ ia solli sanksionet Kosovës dhe ia pezulloi dialogun strategjik me ShBA-në

07 tetor 2025 | 14:54

Analisti kosovar, Albert Krasniqi, ka reaguar pasi UP ka ndarë çmimet “Alumni Nderi” për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Krasniqi e ka cilësuar këtë përpjekje për servliosje të UP-së ndaj Osmanit dhe Kurtit.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka rikujtuar faktin se nën udhëheqjen e kësaj dysheje, Kosovës i janë vendosur sanksionet, i është pezulluar dialogu Strategjik me ShBA-në dhe është humbur edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë :

Universiteti i Prishtinës, në përpjekje për t’u servilosur Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, i ka shpallur “Alumni Nderi”. Në arsyetim thuhet se kjo dyshe qenka “burim frymëzimi ndër gjenerata”, për shkak të “përfaqësimit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit”.

Por paramendoni: një vlerësim për këtë “binom” politikanësh që e kanë sjellë Kosovën nën masa ndëshkuese të BE-së, kanë bërë që ShBA të pezullojë fillimin e dialogut strategjik, nuk kanë siguruar asnjë njohje të re ndërkombëtare dhe humbën anëtarësimin në Këshillin e Evropës, një proces që ishte praktikisht i përfunduar.

I vetmi “sukses” i tyre i prekshëm mbetet turizmi politik me paratë e shtetit, nëpër udhëtime luksoze që s’kanë sjellë asnjë dobi për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendim…