Çmimi i importit rritet për 0.8 për qind në Kosovë

05 dhjetor 2018 | 14:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 0.8 për qind në TM3 2018, krahasuar me TM2 2018. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te: prodhimet minerale (5.6 për qind); këpucët (4.8 për qind); lëkura dhe artikujt prej saj (2.5 për qind); prodhimet e industrive kimike (1.8 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (1.7 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.5 për qind); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (1.4 për qind); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.8 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.6 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.5 për qind); letrat dhe artikujt prej saj (0.2 për qind); mjetet e transportit (0.1 për qind) dhe druri dhe artikujt e drurit (0.1 për qind).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore (-6.9 për qind); tekstili dhe artikujt prej tij (-2.7 për qind; pajisjet e makinerisë dhe elektrike (-0.8 për qind); vajrat ushqyese (-0.3 për qind); dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.1 për qind).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me TM3 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2 për qind. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale (20.5 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (5.7 për qind); druri dhe artikujt prej tij (3.9 për qind); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (2.8 për qind); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (2.3 për qind); prodhimet e industrive kimike (2.0 për qind); mjetet e transportit (1.4 për qind); lëkura dhe artikujt prej saj (1.0 për qind); vajrat ushqyese (0.2 për qind); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.2 për qind).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore  (-14.2 për qind); këpucët (-10.0 për qind); letra dhe artikujt prej saj (-7.3 për qind); tekstili dhe artikujt prej tij (-3.9 për qind); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (-2.2 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.1 për qind); pajisjet e makinerisë dhe elektrike (-1.1 për qind) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar(1.5 për qind).

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndotja e ajrit në Kosovë është shqetësuese për shëndetin e…