“CNN” e quan Majlinda Kelmendin heroinë të Kosovës dhe legjendë të xhudos

08 mars 2018 | 22:23

CNN ka bërë një artikull të gjatë për Majlinda Kelmendin.

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, ka zërë vend sërish në median më të madhe në botë, CNN, transmeton Gazeta Express.

CNN, në videon e publikuar në Facebook, ka treguar për arritjet e mëdha të shqiptares dhe se si ia siguroi Kosovës medaljen e parë të Artë Olimpike, duke qenë një ndër ambasadorët më të mira që ka vendi ynë.

Krahas shumë triumfeve në këtë sport, ajo është kampione e Evropës tre herë (2014, 2016, 2017)

“Përmes Xhudos, jam bërë dikushi”, i kishte thënë Majlinda CNN para Rio 2016, ku fitoi medaljen e Artë dhe historike. “Nuk e bëj këtë për t’u bërë e famshme, as për para, e bëj sepse e ndjej, e dua këtë sport – më bën të ndihem mirë, më bën të ndihem ndryshe”.

Në artikullin e gjatë të publikuar nga CNN, tregon se si Majlinda ka pasur vështirësi në fillim të karrierës, duke mos arritur të përfaqësojë vendlindjen e saj, Kosovën. Por, vuajtjet kanë marrë fund, ajo tashmë është e barabartë me gjitha xhudistet tjera, Majlinda është krenaria e Kosovës, siç ka thënë ajo “njerëzit, veçanërisht fëmijët, më shohin si hero”.

CNN e quan Majlindën “Heroina e Kosovës dhe legjendë e xhudos”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët jugkorean do të mbajnë një takim të shkurtër në…