‘CNN’-i evakuohet pas alarmit për bombë

07 dhjetor 2018 | 14:05

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan “CNN” janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Rreth orës 22:30 të së enjtes, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.

Rrjeti televiziv ka transmetuar vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.

Policia më pas ka njoftuar personeli se mund të kthehet në vendin e punës.

Evakuimi i së enjtes, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli holandez Frankie De Jong ka pranuar se nuk është…