Cole Palmer i hapur për transferim te Man Unitedi
27 janar 2026
| 10:41
Cole Palmer mund të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar.
Sipas raportimeve të The Sun, mesfushori ofensiv do të ishte i hapur për një transferim te Manchester United, pasi thuhet se po ndihet i pakënaqur në Londër.
Raporti thekson se situata aktuale e lojtarit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij, duke hapur derën për interesim nga “Djajtë e Kuq”.
United po monitoron tregun për përforcime në repartin ofensiv, ndërsa Palmer shihet si profil që mund t’i shtojë kreativitet dhe gola skuadrës.



