Cole Palmer i mungon Chelseat për një muaj

26 shtator 2025 | 14:49

Chelsea zhvillon nesër ndeshjen e ardhshme në Premier League, ndaj Brightonit.

Sulmuesi anglez, Cole Palmer do të mungojë tre deri në katër javë shkaku i lëndimit, duke humbur përballjet ndaj: Brightonit, Benficas dhe Liverpoolit.

Palmer u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, shkaku i lëndimit.

Enzo Maresca, trajneri i bluve të Londrës përmes konferencës për media e konfirmoi mungesën e Palmerit.

“Ne duhet të përkujdesemi për Cole Palmerin. Kemi vendosur që ai të bëjë një pushim deri në tri javë, vetëm për ta parë nëse do jetë i gatshëm 100 për qind pas kësaj”, u shpreh Maresca

Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit, nesër (E shtunë), në stadiumin “Stamford Bridge”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfshirja e Kinës në rihapjen e kufirit është kyç. Më…