Çollaku: BE-ja garanton se asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive

08 dhjetor 2021 | 16:18

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet të ndryshojë strategji në mënyrë që Kosova të përfitojë në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ai beson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet dhe se kjo nuk do të thoshte krijim i një Republika Srpska brenda Kosovës.

Qeveria e Kosovës, sipas Çollakut e ka në duar një letër garancie nga ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, se asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

Përveç kësaj garance, Çollaku ka thënë se “duke qenë njëri nga negociatorët e këtyre marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin”, atëherë ishin përkujdesur që draft-statuti i Asociacionit të kalonte nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

“Gjëja kryesore që e kemi bërë atëherë është se kurdo që të hartohet draft-statuti i këtij asociacioni, i njëjti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese që të trajtohet nëse është në përputhje me Kushtetutën. Kjo është garanca më e lartë që kemi. Përveç kësaj, ne kemi marrë qysh atëherë edhe një letër garantuese nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, zonja Mogherini –  që udhëhiqte atëherë me procesin – që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Çollaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Duket se shumica prej banorëve janë të…