
Çollaku pas mesazhit të Trump: Paqja s’negociohet me praktikantë
Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian dhe ish-këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, thotë se ‘postimi i djeshëm i presidentit Trump, tregon se administrata e tanishme ka një memorie të qartë rreth Kosovës’.
“Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë. Marrëveshja e parë e nënshkruar në Uashington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë”, tha Çollaku për EuronewsAlbania.