Coman prezantohet te Al Nassri  

18 gusht 2025 | 11:53

Kingsley Coman është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi francez do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën për tri vite.

Coman largohet kështu nga Bayern, pas disa sezonesh te ekipi gjerman, ndërsa tani është gati për aventurën e re në Arabi. Coman mund të debutojë me skuadrën e re me 19 gusht në sfidën e Superkupës ndaj Al Ittihad. “Kinglsey Coman është lojtar i Al Nassr, mirësevjen”, shkruan klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e “BBVA”, Livia Brunga, është shfaqur më e nxehtë…