Conte: Bukur t’i japësh fund mbretërimit të Juves

08 prill 2021 | 16:29

Antonio Conte është gjithnjë e më pranë titullit kampion me skuadrën e Interit, teksa do të thyejë hegjemoninë prej 9 titujsh radhazi të Juventusit. Strategu i Interi është shfaqur mëse i lumtur pas suksesit të radhës ndaj Sassuolos.

“Do të ishte diçka e bukur t’i japësh fund mbretërimit të një skuadre që fiton prej 9 vitesh, por është e paevitueshme që nga tani e deri në fund të sezonit, do të ketë tension pasi topi peshon më shumë. Lautaro dhe Lukaku punojnë bashkë prej shumë kohësh, e dinë se çfarë pozicionesh duhet të mbajnë dhe e bëjnë shumë mirë, pasi lëvizin gjithmonë të sinkronizuar. Dua të vlerësoj edhe Alexis Sanchez, nuk mund të them që po e penalizoj, pasi meriton të luajë edhe ai, por duke parë se çfarë bëjnë Lautaro dhe Lukaku ai është një alternativë e rëndësishme, Shihet kur hyn në fushë, ka karakteristika të ndryshme, është me teknik”, ka deklaruar Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka mbajtur një takim…