Conte dhe Motta, kandidatët kryesorë për trajner të Juventusit

09 prill 2024 | 16:06

Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri pasi pritet t’i ndajë rrugët me Massimiliano Allegrin në fund të këtij sezoni.

Gazetari sportiv italian, Rudy Galetti zbulon se “Bianconeri” i kanë veçuar dy trajnerë, të cilëve ua kanë vënë syrin, e që i shohin në listën e tyre të ngushtë, raporton “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Bardhezinjve, Antonio Conte, i cili së fundmi e pati një eksperiencë në Angli me Tottenhamin, dhe për trajnerin e Bolognas, Thiago Motta, të cilit po i ecin punët mjaft mirë me ekipin aktual.

Motta po ashtu është bërë objektiv edhe i Barcelonës dhe i Manchester Uniedit.

Një pjesë e bordit të Juventusit e preferon më shumë rikthimin e ish-trajnerit Conte, i cili njëherësh është legjendë e klubit, tek i cili i kishte kaluar vitet e lavdishme si futbollist e më pas e kishte drejtuar ekipin torinez edhe si trajner në periudhën 2011/2014.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerim Qerimi qendroi për…