Conte: Interi ia dhuroi golat Lazios

17 shkurt 2020 | 19:22

Antonio Conte ka thënë se Interi ia ka dhuruar Lazios golat e shënuara në humbje 2-1 në kuadër të javës së 24-t në Serinë A.

Pas kësaj fitore, Lazio e ka rrëmbyer vendin e dytë në Serinë A me vetëm një pikë dallim nga skuadra lidere, Juventusi.

“Mendoj se ishte një paraqitje e mirë edhe pse rezultati nuk na pëlqeu dhe si i pranuam golat, ne i dhuruam ato te Lazio. Nuk ishim mjaftueshëm të koncentruar, nuk u kushtuam rëndësi detajeve dhe ata përfituan nga gabimet tona”, ka thënë Conte.

“Ishim shumë të butë në ndërhyrjet tona dhe pësuam dy golat nga këto gjëra. E njëjta gjë na kishte ndodhur edhe ndaj Barcelonës e Borussia Dortmundit. I lëshuam pikët nga dora”, ka shtuar Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL të UÇK, Hysni Gucati, ka reaguar për anashkalimin e…