
Conte: Isha i vendosur për të qëndruar në Napoli
15 qershor 2025
| 15:41
Antonio Conte nuk u largua nga Napoli, pavarësisht interesimit për të. Trajneri i njohur ka folur së fundmi, për thashethemet e shumta që kanë qarkulluar.
“Gjëja që më trishtoi më shumë ishte se për një divorc të mundshëm nga Napoli, u fol për mua te Juventusi. Nuk kisha asnjë marrëveshje me Juventusin. Të gjithëve u kisha thënë se nuk do të flas me asnjë, pa folur më parë me presidentin Aurelio De Laurentiis. Kur fola me Napolin, u konfirmuan gabimet e bëra. Kur mora garanci, vendosa të qëndroja, sepse kemi një titull kampion për të mbrojtur. Për të arritur në vijën e finishit bënë shumë dhe te Napoli e shijova”, u shpreh Conte.