Conte lavdëron dyshen Perisiq – Eriksen

22 shkurt 2021 | 21:32

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për Ivan Perisiqin dhe Christian Eriksen. Strategu ka lavdëruar dy futbollistët në fjalë.

“Rritja e Perisiqit dhe Eriksenit më bën krenar. Janë shprehur gjykime të nxituara. Për shembull, Barella arriti dhe zuri rrënjë menjëherë, të tjerëve u duhet më shumë kohë. Erikesnit i duhej më shumë kohë, pastaj u afrua me ne. Unë nuk kam asnjë përjashtim. Perisiqi vitin e kaluar nuk e kishte atë dëshirë për vetëmohim dhe dëshirën që kërkoja. Këtë vit ai e vuri veten plotësisht në dispozicion, kundër Milanit luajti një ndeshje të mirë nga të gjitha pikëpamjet. Ne arritëm të formonim një grup homogjen”, ka thënë Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Valon Murati Pas shfrytëzimit të Listës Serbe (përkatësisht të…