Conte mund të largohet nga Interi

04 gusht 2020 | 12:36

Antonio Conte mund të largohet nga Interi. Sipas mediave italiane, raportet jo të mira të trajnerit italian me krerët e klubit kanë bërë që të diskutohet e ardhmja e tij.

Conte e mbylli me Interin sezonin në pozitën e dytë me 82 pikë, por as kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit e Interit, të cilët do të nisin bisedimet për ta prishur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Vendin e Contes në pozitën e trajnerit tek Interi mund ta zërë Maxi Allegri. Allegri është i papunë që prej largimit nga Juventusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se inspektoratet e…