
Costa i shkruan Kamberit: BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e shqiptarëve në Serbi
24 korrik 2025
| 13:47
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër drejtuar deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi që mban datën e 18 korrikut e ka siguruar atë se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.
Siç ka bërë me dije Kamberi në një postim në “Facebook”, letra vjen si përgjigje e një tjetër letre që ishte dërguar në adresë të zyrtarit evropian më 25 shkurt.
Sipas asaj që është thënë në letër, Costa ka theksuar pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.