
Costa në Tiranë: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet për t’u anëtarësuar në BE
16 maj 2025
| 10:40
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përgjatë vizitës së tij në Tiranë, ka deklaruar se ekziston moment i ri në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).
Përmes një postimi në “X”, ku ai shihet në mesin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, Costa ka thënë se përpjekjet për të ecur drejt anëtarësimit në BE duhet të udhëhiqen nga dy parime, nga qëndrueshmëria dhe besimi.
“Konsistenca – nga BE-ja në mbajtjen e zgjerimit në krye të agjendës së saj politike. Dhe qëndrueshmëri nga partnerët në përafrimin me vlerat tona dhe zbatimin e reformave”.
“Besimi që mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Brenda, mes partnerëve në rajon, dhe me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare”, ka shkruar Costa.