
Courtois: Dua të qëndroj sa më gjatë te Reali
28 korrik 2025
| 16:18
Thibaut Courtois dëshiron të qëndrojë te Real Madrid. Portieri belg, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se negociatat për rinovimin vijojnë, teksa theksoi dëshirën e tij për të kontribuar sa më gjatë në Madrid.
“Zgjatja ime e kontratës? Negociatat janë duke u zhvilluar. Dua të qëndroj te Real Madridi sa më gjatë të jetë e mundur. Ëndrra ime është të dal në pension te Real Madridi”, ka thënë Courtois.