Courtois lëndohet ndaj Manchester City, mungon deri në 8 javë

19 mars 2026 | 14:25

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë, në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit.

Sipas raportimeve, gardiani belg është lënduar në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City. Dëmtimi ka ndodhur që në nxehje para sfidës në “Etihad”, por pavarësisht kësaj, ai vendosi të luajë, shkruan Klankosova.tv.

Courtois arriti ta përfundojë pjesën e parë, por për shkak të dhimbjeve në kofshë u detyrua të zëvendësohej në pushim. Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim muskulor në kuadriceps, që kërkon kohë rikuperimi deri në 8 javë.

Kjo është një goditje e madhe për Real Madridin, që do të duhet të përballet me ndeshje vendimtare në kampionat dhe në Evropë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Krimeve të Rënda, Arianit Salihu, është emëruar në…