
COVAX bllokon të gjitha dërgesat, rreth 60 shtete mund të mbesin pa vaksina deri në qershor
10 prill 2021
| 13:45
Rreth gjashtëdhjetë shtete, përfshirë disa nga vendet më të varfra në botë, mund të mbesin pa doza të vaksinave për Covid-19 për shkak se gati të gjitha dërgesat përmes programit COVAX do të jenë të bllokuara deri në qershor, raporton gazeta britanike, The Guardian.
COVAX-i, program botëror për t’i furnizuar me vaksina shtetet me të ardhura të ulëta, ka dërguar mbi 25.000 doza vetëm dy herë në javë pothuajse u ndërprenë tërësisht që nga e hëna.
Sipas të dhënave ditore të përpiluara nga organizata UNICEF, gjatë dy javëve të kaluara, më pak se dy milionë doza të vaksinave nga programi COVAX ishin të gatshme për dërgim në 92 shtete. Kaq vaksina janë dhënë vetëm në Britaninë e Madhe.