Covey: Thaçi s’ishte shef i Agim Çekut, s’e kam parë asnjëherë njërin që t’i jepte urdhër tjetrit

30 shtator 2025 | 11:39

Dëshmitari James Peter Covey, ka deklaruar në Hagë se Hashim Thaçi nuk ishte shef i Agim Çekut dhe se asnjërin nuk e ka parë duke i dhënë urdhra njëri-tjetrit.

Covey ka thënë se ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin e po ashtu edhe me rezerva, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Absolutisht jo. Sipas asaj që kam parë ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet nëse kanë shkëmbyer fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sigurisht që nuk e kam parë asnjëherë njërin që të jepte urdhër ose udhëzime tjetrit. Dukej sikur silleshin me rezerva njëri me tjetrin”, ka thënë ai.

Dëshmitari Covey ka mohuar se e ka parë ndonjëherë Çekun të jetë udhëzuar me Thaçin lidhur me ndonjë gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Social Plus Kosovo SHPK shpalle te pavlefshme certifikaten e…