Covid-19, 560 raste të reja dhe 678 të shëruar në Kosovë

05 dhjetor 2020 | 15:44

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 560 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 678 pacientë.

Sot është dita e dytë me radhë që numri i të shëruarve është më i lartë sesa i të infektuarve, shkruan lajmi.net.

Brenda kësaj periudhe janë shënuar gjithashtu edhe 14 raste të vdekjes, duke e dërguar kështu në 1087 numrin e vdekjeve.

Numri i të infektuarve deri më sot është 42,377, i të shëruarve është 27,821 – derisa numri i rasteve aktive është 13,469.

Ky është raporti i plotë i IKSHPK-së:

1620 TESTIME, 678 TË SHËRUAR DHE 560 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 14…