Covid-19, Aliu: Nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e qeverisë Hoti

09 korrik 2020 | 12:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një gjendje të pasigurisë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19, dhe rasteve të vdekjes.

Aliu ka deklaruar se nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e qeverisë Hoti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në fjalimin e tij në Kuvend, deputeti Aliu ka theksuar se lajmi për vdekjet që po bëhen në Klinikën Infektive kanë tronditur qytetarët.

“E diela që shkoj ishte më të vërtetë shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Lajmi për vdekjet e shumta në Klinikën Infektive tronditën dhe shkaktuan pasiguri dhe frikë kudo në vendin tonë. Duke qenë në mesin e pandemisë dhe rritjes së rasteve të të infektuarave, qytetari nuk ka ku t’i mbajë shpresat përveç të shteti, tek sistemi shëndetësor dhe funksionimi i tij. Pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbime shëndetësore gjenden pikërisht vdekjen në dorën e sistemit shëndetësor”, ka thënë Aliu, duke shtuar se në klinikat ku po trajtohen pacientët me koronavirus ka probleme me rënie të sistemit të oksigjenit.

“Po flitet për rënie të sistemit të oksigjenit qendror, për diçka teknike që brenda minutash hodhi poshtë të gjithë punën dhe mundin e personelit mjekësor dhe solli vdekjen e pacientëve. Ky sistem i oksigjenimit ra sërish dje dhe mund të kishte vdekje. Nuk është puna te personeli shëndetësor, por janë përgjegjësi menaxheriale”,  është shprehur Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, u është…