Covid-19, mbi 13 mijë raste aktive në Kosovë

05 dhjetor 2020 | 10:11

Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19.

Madje, si shkak i kësaj edhe spitalet janë stërngarkuara me pacientë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 478 raste të reja.

Kurse numri i rasteve aktive me Covid-19 është 13 mijë e 561.

Sipas Instiutitit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani nga raste nga 149 mijë e 743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, pozitiv kanë rezultuar 41 mijë e 777 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ngjarje Historike Ali Ahmeti shkenctari i politikës integruese…