Covid-19/ Mbi 7.7 milionë të infektuar në të gjithë botën
Më shumë se 7,743,173 raste infektimi dhe 428,373 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, të paktën 3,967,856 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4,603 vdekje të reja dhe 140,917 raste infektimi në mbarë botën. Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 843, SHBA me 791 dhe Meksika me 587.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 064 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 365 të shëruar. 7 raste infektimi u regjistruan midis të enjtes dhe të premtes.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 2,116,922 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 116,825 vdekje dhe 841,934 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 41,481 vdekje për 292,950 raste, Brazili me 41,901 vdekje për 829,902 raste Italia me 34,223 vdekje për 236,305 raste, Franca me 29,374 të vdekur për 156,287 raste dhe Gjermania me 8,863 të vdekur për 187,251 raste
Europa – 2,173,578 raste (182,067 viktima).
Amerika Veriore – 2,421,098 raste (142,822 viktima).
Amerika Latine – 1,355,444 raste (57,844 viktima).
Azia – 1,538,665 raste (38,737 viktima).
Afrika – 227,609 raste (6,080 viktima).
Oqeania – 8,901 raste (124 viktima).



