Covid-19, Sveçla e Minxhozi bisedojnë për bashkërendimin e aktiviteteve Kosovë-Shqipëri

08 prill 2020 | 13:16

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxozi.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për periudhën e pandemisë me Covid-19.

Në veçanti është theksuar bashkëpunimi në mes të dy shteteve, sa i përket koordinimeve të veprimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, sidomos në këtë periudhe të kufizimevetë lëvizjes që kanë ndërmarrë të dy vendet.

Sveçla e ka njoftuar Minxhozin për punën që janë duke bërë institucionet e zbatimit të ligjit në këtë kohë të pandemie, për ngritjen e nivelit të gatishmërisë dhe mobilizimit të të gjitha strukturave të sigurisë, të cilat janë duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme në gjithë territorin e vendit.

Ndërsa Minxhozi ka vënë në dukje se institucionet e Kosovës janë duke e bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e kësaj situate.

Ai ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë, që të dy vendet në këtë kohë të bashkërendojnë aktivitetet për të gjitha situatat që mund të vijnë nga terreni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka filluar testimi i…