Covid-19: Zvicra fut në listën e zezë Shqipërinë, heq Serbinë

19 gusht 2020 | 08:53

 

Zvicra ka përditësuar listën e shteteve të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19. Sipas autoriteteve helvetike, duke filluar nga data 20 gusht, në listën e zezë do të shtohen 12 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Kjo nënkupton që shtetasit shqiptarë dhe të vendeve të tjera të listuara privohen nga lëvizja e lirë drejt Zvicrës dhe anasjelltas.

Qeveria e Bernit vlerëson se në bazë të raportit epidemiologjik, gjashtë shteteve të tjera u hiqen kufizimet, në mesin e të cilave edhe Serbisë.

Pas dy ditësh emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë në Zvicër por janë me prejardhje nga rajonet në administrim të shtetit serb, mund të vijnë lirshëm në vendlindjen e tyre për pushime të verës, pa pasur nevojë për PCR test negativ apo karantinë 14 ditore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur si Labi, ka dhënë shpjegime…