COVID-i i merr jetën viktimës së dhjetë në Shqipëri

28 mars 2020 | 10:47

Mëngjesin e sotëm ka vdekur në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID 19. 67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht prej përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID 19 në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej orës 13:00 të ditës së sotme, e shtunë, deri…