Covidi prek edhe trajnerin e Fiorentinës

02 dhjetor 2020 | 16:02

Cesare Prandelli ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Trajneri i Fiorentinës është izoluar, ndërkohë që grupi i lojtarëve të vjollcëve do të qëndrojë në monitorim.

Në dy ndeshjet e para nën drejtimin e Fiorentinës, Prandelli ka koleksionuar dy humbje. Tashmë nuk do të jetë në gjendje që të ndihmojë ekipin për të kaluar këtë moment të vështirë.

Trajneri italian me siguri që do të mungojë në sfidën e radhës në kampionat ndaj Genoas, teksa për momentin ekipin do ta drejtojë Orzinuovi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kryesore e Ligës së Kampionëve sonte zhvillohet në “Old…