Covidi prek Kombëtaren e Gjermanisë, 5 lojtarë në karantinë

09 nëntor 2021 | 12:34

Covid-19 prek Kombëtaren e Gjermanisë. Me anë të një komunikate për mediat, Federata Gjermane ka njoftuar se gjatë grumbullimit, lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve dhe një prej lojtarëve ka rezultuar pozitiv, pavarësisht se ishte i vaksinuar me të dy dozat dhe totalisht asimptomatik.

Automatikisht, lojtari, emri i të cilit nuk bëhet publik, dhe katër lojtarë të tjerë, i janë nënshtruar karantinës, ndërsa pjesa tjetër e përfaqësueses është izoluar. Gjermania ka siguruar një biletë për në Katar2022 ndërsa dy ndeshjet e fundit do ti luaj kundër Lihtenshtejnit dhe Armenisë.

Germany

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në…