Cramoni shpreson se gjatë presidencës gjermane do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

19 qershor 2020 | 11:34

Nga korriku Gjermania do ta merr Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

Kjo është një shpresë për anëtaren e Parlamentit Evropian (PE), Viola Von Cramon, se ky ndryshim i Presidencës mund të jetë në të mirën e kosovarëve për të dalë nga izolimi.

“Është për të ardhur keq për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Unë kam lobuar shumë për këtë çështje. Ka shumë hezitim nëse janë përmbushur kriteret në shumë çështje të reputacionit të përgjithshëm si krimi i organizuar në Kosovë. Nuk është çështje teknike, por s’ka ndonjë arsye të qartë se pse ende nuk po hiqet regjimi i vizave”, ka thënë Cramoni në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që është mbajtur online.

Cramoni, e cila është raportuese për Kosovën në PE, është shprehur optimiste se gjatë presidencës gjermane do të ndodh liberalizimi i vizave.

“Shpresoj se me marrjen e Presidencës nga Gjermania t’u jepen vizat kosovarëve. Është diskriminim dhe ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë. Ky frustrim ndjehet edhe nga shumë kolegë të mi në Parlament, në veçanti në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera. Jam mjaft optimist që presidenca gjermane ta pranojë këtë situatë”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën ishte një ditë feste në familjen e një…