Crespo preferon Messin para Ronaldos

23 tetor 2020 | 17:58

Legjenda e futbollit argjentinas, Hernan Crespo, ka thënë se ai preferon Lionel Messin para Cristiano Ronaldos.

“Më vjen keq që shoh një Leo Messi të trishtuar te Barcelona. Ajo është shtëpia e tij. Shpresoj se ai do t’i rifillojë marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte më parë ose mund ta vrasë dashurinë midis lojtarit dhe tifozëve”, ka thënë Crespo.

“Unë jam duke pritur të shoh Juve-Barcelona, por unë do ta zgjidhja Messin para Ronaldos. Leo është një bashkatdhetar, një djalë që pashë duke u rritur. Copa America është në verën e ardhshme, Argjentina dhe Kolumbia janë organizatoret. Shpresoj të mund të shkojmë deri në fund”, ka deklaruar ish-sulmuesi i njohur, Hernan Crespo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës në Shkodër, Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi…