“Cristiano Ronaldo…” Moderatorja e njohur zbulon se cili futbollist i ka shkruar më shumë se dy herë

10 janar 2022 | 13:00

Në emisionin “E Diell” në Top Channel ka nisur një rubrikë e re, ku moderatorët janë të ndarë në dy grupe “Hëna dhe Dielli” dhe do të luajnë përballë njëri-tjetrit. Atyre u bashkohen çdo javë edhe nga një i ftuar special.

Dje gjatë lojës me vezë, u vendosën përballë njëri-tjetrit Edi Manushi dhe Alesia Bami. Kjo e fundit preferoi që disa pyetjeve mos t’u kthente përgjigje, e si pasojë mori vezët kokës.

“Trego emrin e futbollistit që të ka shkruar më shumë se dy herë për të dalë në darkë?”, ishte pyetja që i bëri kolegia e saj, Nevina Shtylla.

Duke qeshur Alesia tha: “Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, e Nevina kërkoi emrin.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Cristiano Ronaldo”, u shpreh Bami, të cilën nuk e besuan dhe Manushi i theu vezën kokës.

“Cristiano Ronaldo...”/ Moderatorja e njohur zbulon kush futbollist“Cristiano Ronaldo...”/ Moderatorja e njohur zbulon kush futbollist

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan privat është parë në hapësirën e Kosovës, i…