Cristiano Ronaldo te Chelsea? Fabrizio Romano komenton spekulimet e fundit të yllit portugez

09 mars 2026 | 14:38

Zërat që lidhnin Cristiano Ronaldon me një transferim te Chelsea janë cilësuar si “lajme false” nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Së fundmi në media qarkulluan raportime se ylli portugez mund të transferohej te skuadra londineze, por Romano i mohoi kategorikisht këto spekulime.

“Shumë njerëz më kanë pyetur ditët e fundit. Ka pasur disa lidhje në Angli, por kjo është plotësisht e pavërtetë. Nuk ka absolutisht asgjë mes Cristiano Ronaldos dhe Chelseat”, ka thënë Romano në kanalin e tij në “YouTube”.

Gazetari italian madje reagoi edhe me humor ndaj këtyre zërave, duke theksuar se një lëvizje e tillë do të ishte shumë e pamundur.

Sipas tij, politika e fundit e transferimeve të Chelseat është e fokusuar kryesisht te lojtarët e rinj, zakonisht adoleshentë ose futbollistë në fillim apo mes të të njëzetave.

Për këtë arsye, ideja që klubi londinez të transferojë një lojtar 41-vjeçar si Ronaldo nuk përputhet me strategjinë aktuale të ndërtimit të skuadrës./Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar…