Crotone shkarkon trajnerin

01 mars 2021 | 15:41

Tashmë është zyrtare, Giovanni Stroppa nuk është më trajner i Crotones.

Ky shkarkim nga detyra e trajnerit, vjen si pasojë e humbjes ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë si Cagliari që e mundi Crotonen me shifrat 0-2 në shtëpi, por edhe si pasojë edhe një serie të gjatë negative ku klubi i Crotones renditet i fundit me 12 pikë të grumbulluara në 24 javë në kampionatin italian.

Lajmin e shkarkimit të Giovanni Stroppa e ka publikuar vetë klubi kalabrez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

“Klubi i Crotones komunikon se ka zgjidhur marrëveshjen me trajnerin e skuadrës së parë, Giovanni Stroppa. Rrugëtimi me trajnerin tonë përfundon pas 3 vitesh, ku ndihmoi skuadrën në mbijetesën e jashtëzakonshme, dhe në ngjitjen e saj përsëri në Serinë A. Presidenti dhe shoqëria jonë i uron më të mirën Stroppës dhe stafit të tij në karrierën e tyre profesionale”, thuhet në njoftimin e Crotones.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e…