
Crystal Palace përjashtohet nga Liga e Evropës
Crystal Palace do të luajë në Ligën e Konferencës këtë sezon, pasi e humbi betejën ligjore me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. CAS mbështeti vendimin fillestar të UEFA-s për të mos ta lejuar klubin të luajë në Ligën e Evropës.
Shkaku i këtij vendimi ishte shkelja e rregullave të UEFA-s për pronësinë e disa klubeve. Sipas rregullores, dy klube me pronarë të njëjtë nuk mund të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion, nëse ato kualifikohen.
UEFA konfirmoi se biznesmeni amerikan John Textor, kompania e të cilit zotëronte 43% të aksioneve në Crystal Palace, kishte gjithashtu klubin francez të Lionit, që gjithashtu u kualifikua në Europa League.
Meqenëse klubi francez e mbylli sezonin në një pozicion më të lartë se Crystal Palace në kampionat, qeveria europian e futbollit i dha prioritet klubit francez.
Ky vendim është një goditje e rëndë për Crystal Palace, fituese e FA Cup, dhe mund t’i kushtojë klubit rreth 20 milionë paund humbje ekonomike. Vendi i lënë bosh në Europa League do të zihet nga Nottingham Forest.