CSKA Sofia suspendon Bytyqin

05 gusht 2025 | 14:20

Zymer Bytyqi suspendohet nga klubi i tij, CSKA Sofia. Lojtari është larguar dhe do të stërvitet me ekipin e dytë pas një shkeljeje disiplinore.

Vendimi është marrë nga trajneri kryesor, Dushan Kerkez, për shkak të një sjelljeje të papranueshme që bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe standardet profesionale të klubit.

Klubi bullgar ka theksuar rëndësinë e disiplinës, respektit dhe frymës kolektive, duke shtuar se çdo lojtar duhet t’i qëndrojë besnik këtyre vlerave. Bytyqi iu bashkua CSKA-së në fillim të vitit 2024 dhe ka zhvilluar 20 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 2 asistime. Aktualisht pjesë e ekipit bullgar janë edhe mbrojtësi titullar Lumbardh Dellova dhe Kevin Dodaj, i cili u transferua nga Vllaznia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve…