CSKA Sofja ndanë rrugët me Bytyqin

19 gusht 2025 | 12:45

Sulmuesi Zymer Bytyqi më nuk është pjesë e skuadrës nga Bullgaria, CSKA Sofja. Ekipi bullgar, të martën ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me Bytyqin, që i skadonte në qershor të vitit të ardhshëm.

“Lojtari ofensiv, Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-s.  Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënieve të tyre kontraktuale me pëlqim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e skuadrës bullgare.

Largimi i Bytyqit nga CSKA Sofja, erdhi pak javë pasi futbollisti i Kosovës u suspendua për shkak të disiplinës dhe u degradua në ekipin e dytë. 28-vjeçari para një viti iu bashkua CSKA Sofjes si futbollist i lirë dhe me këtë skuadër i regjistroi 20 paraqitje, ku shënoi 8 gola. Në fund, CSKA Sofja i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës Bytyqit, i cili ka luajtur edhe për Antalyasporin, Olympiacosin, Konsyasporin, Vikingun, Salzburgun e Sandnesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmirësoni stilin tuaj të jetesës me televizorët më të rinj…