Cuadrado vazhdon kontratën me Juventusin

15 prill 2022 | 16:00

Juventusi ka njoftuar se Juan Cuadrado ka vazhduar kontratën me klubin.

Lojtari ka vazhduar kontratën deri më 2023. Lajmi u bë i ditur nga vet faqja zyrtare e klubit, nëpërmes një komunikate.

“Marrëdhënia që lidh Juventusin me Cuadrado me fanellën bardhezi është e gjitha në këtë fjalë. Diçka e fortë, që shkon përtej fushës dhe shkon nën lëkurë.

Një obligacion që vazhdon, deri në vitin 2023”, thuhet në komunikatën e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  i ka barë thirrje qeverisë…