Cucurella zyrtarizohet te Real Madridi

15 qershor 2026 | 14:32

Marc Cucurella është transferuar te skuadra e Real Madridit.

Reali ka njoftuar të hënën se Cucurella ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2032.

“Real Madridi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Marc Cucurellas. Mbrojtësi spanjoll do të jetë pjesë e Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme, me kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2032”, ka shkruar Reali në njoftim.

Mësohet se Reali ka paguar rreth 51 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Spanjës.

Cucurella do t’i bashkohet Realit pas përfundimit të Kupës së Botës pasi që aktualisht është i angazhuar te Përfaqësuesja e Spanjës.

Mbrojtësi i krahut të majtë ishte pjesë e Chelseat nga viti 2022.

27-vjeçari me klubin londinez zhvilloi 163 ndeshje, derisa kontribuoi me nëntë gola dhe 13 asistime.

Ai si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barcelonës. Karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Getafe e Eibari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dhënë lajme…