Curry: Avantazhi 2-0 i rëndësishëm, për fitore edhe në Cleveland

05 qershor 2018 | 11:40

Nga makthi i ndeshjes së parë të fituar pas kohës shtesë në një triumf komod në finalen e dytë të “play-off”-it.

Skuadra kampione e Golden State udhëheq 2-0 me ndeshje ndaj Clevelandit, duke hedhur një hap të sigurt drejt rikonfirmimit kampion edhe për këtë sezon 2017-2018 në NBA. “Në ndeshjen e dytë luajtëm më mirë, ishim më të lëvizshëm në fushë. Jam i kënaqur, pasi bëra një ndeshje fantastike”, ka thënë Curry, që realizoi 9 gjuajtje të sakta nga distanca.

Më tej, ylli i Warriors ka shtuar: “Jemi në avantazh 2-0, një avantazh i rëndësishëm, por nuk do të thotë gjithçka, pasi tani do të shkojmë në fushën e Cavaliers dhe do të jetë e vështirë. Ne kemi një objektiv, që është titulli kampion, ndaj do të luajmë në Cleveland për të fituar. Nëse luajmë si në ndeshjen e dytë do ta kemi të lehtë edhe pse jam i sigurt që LeBron do të japë 200% në fushë për ta fituar ndeshjen e radhës”. (Telesport)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Berisha largohet nga Salzburgu, kalon në Serie A Reprezentuesi…