Cutrone: Tash të fokusohemi tek Lazio

27 shkurt 2018 | 11:23

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, ka thënë se fitorja 2-0 ndaj Romës erdhi si rezultat i punës së madhe ekipore.

Ai është shprehur i lumtur edhe për golin dhe se tani duhet të fokusohen për takimin ndaj Lazios. “Jam shumë i lumtur. Ishte një fitore e rëndësishme, një nga ato që bën diferencën. Jam edhe më i lumtur që arrita të shënoj gol. Jemi shumë të bashkuar dhe mendoj se fitorja erdhi nga grupi. Trajnerit më të vërtetë i bën për skuadrën dhe të gjithë ne u qëndrojmë urdhrave të tij”, ka thënë Cutrone për “Mediaset Premium”.

Në xhiron tjetër është ‘Derby della Madonnina’ me Interin që janë të katërtit në tabelë, por sulmuesi italian thotë se është i fokusuar fillimisht për Lazion. “Tani duhet të fokusohemi për të mërkurën ndaj Lazios, pasi dëshirojmë finalen e Kupës së Italisë”, ka shtuar Cutrone.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 14-vjetorit…