Daçiqi: Ekstradimi i Radoiçiqit në Prishtinë është i pamundur

13 dhjetor 2023 | 13:39

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq,  ka deklaruar se ekstradimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur.

Daçiq ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka konfirmuar se hetimet ndaj Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe se procedurat do të zhvillohen ekskluzivisht në gjykatat vendase.

“Presidenti Vuçiq tha se hetimet kundër Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe të gjitha gjykimet do të zhvillohen para gjykatave vendore”, ka thënë Daçiqi.

Milan Radoiçiq akuzohet për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ditë më parë është konfirmuar se për të është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka…