Daçiqi: Nuk u strehova në Kuvend, ja çfarë menduam të bënim me Vuçiqin

26 tetor 2020 | 11:25

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Socialistëve, Ivica Daçiq, ka deklaruar se gjithçka që po bëhet tani në formimin e Qeverisë së Serbisë po bëhet me qëllim të një marrëveshjeje strategjike për vitin 2022, domethënë “një paraqitje e bashkuar të socialistëve dhe progresistëve në zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale”.

“Unë nuk u strehova në Kuvend, por doja të bëja punën që unë dhe Aleksandër Vuçiq menduam se do të ishte më e mira. Vuçiqi nuk kishte pse të më ofronte pozicionin e kryetarit të parlamentit”, ka thënë Daçiq për “Prva TV”.

Ai mes tjerash ka theksuar se vendi i tij do të përballet me zgjedhje në 2022, dhe siç ka theksuar ai “këtu ka disa sëmundje, njëra prej të cilave është miopia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Chloe Ferry vazhdon të surprizojë fansat. Bukuroshja britanike ka…