
Daçiqi thotë se takimi i Ohrit ishte arritja më e madhe pas vitit 1999
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për takimin e Ohrit ku ka thënë se Serbia ka bërë arritjen më të madhe pas vitit 1999, duke marrë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Nuk kemi bërë asgjë në dëmin tonë, kemi marrë Bashkimin e Komunave Serbe, pra bëhet pasuri ligjore e BE-së”, ka thënë Daçiqi duke shtuar se “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte arritja më e madhe e arritur pas vitit 1999”.
Më tej kryediplomati serbe ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur t’i mbrojë interesat e kombëtare të Serbisë në raport me kryeministrin Albin Kurti gjatë bisedimeve në Ohër.
“Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që është hedhur vija, nuk ka asnjë arsye të vetme për të mos thënë se kemi arritur t’i mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore me politikën e urtë dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Daçiqi për “TV pink”.