Dafina paralajmëron këngën e re, e ka edhe një foto të bukur me Ledri Vula dhe Lumi B

25 qershor 2020 | 12:09

Dafina me anë të një statusi në Twitter kishte lajmëruar se do të sjell një këngë bashkë me reperin Ledri Vula e Lumi B

Lajmi se Dafina do të realizojë se shpejti një këngë me ish të dashurin e saj Ledri Vula është pritur me entuziazëm të madh dhe me komente pozitive nga fansat e të dyja palëve.

Dafina ka paralajmëruar skena të nxehta me reperin Ledri Vula e Lumi B por me një ton më ndryshe në një foto që e ka postuar në Instagram.

“E kom një foto shumë të bukur me Ledri Vula dhe Lumi B”, ka shkruar poshtë fotografisë ajo.

Se sa seksi do të duket Dafina në këtë video të re e tregojnë edhe fotot e saj të reja ku ajo duket tepër seksi me një stil alla Beyonce.

Mësohet po ashtu se ky spot është xhiruar në brigjet e bregdetit të Vlorës. Madje Ledri edhe ka postuar para dy dite foto nga bregdeti, kurse sot ka postuar një foto enigmatike ku shkruan, “për t’mira”.

Kujtojmë se Dafina ka qenë tepër aktive këtë vit ku ka realizuar pesë këngë.

Kënga e Cricket “Një herë në jetë” të cilën e këndon Dafina ka më së shumti klikime, më shumë se 18 milionë klikime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shumë basketbollistë të talentuar që luajnë me sukses…